Kosova aderon në Konventën e Stambollit (ATA system)

Organizata Botërore e Doganave (WCO) ka njoftuar lidhur me aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën e Stambollit! 🇽🇰🌍

Ky është një hap historik për Kosovën, që shënon një arritje të rëndësishme në avancimin e procedurave doganore dhe lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare. Aderimi në Konventën e Stambollit për transportin ndërkombëtar të mallrave do të thjeshtojë dhe shpejtojë proceset doganore për mallrat , duke rritur efikasitetin dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

🎯 Konventa e Stambollit është një nga instrumentet më të rëndësishme për lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare, dhe pjesëmarrja e Kosovës në këtë marrëveshje globale përfaqëson një hap përpara në integrimin e saj në rrjetin tregtar global.