Transport

Transporti i mallrave

“IMEX” shpk kujdes të veçantë i përkushton organizimit të transportit të mallit si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Firma jonë përfshin organizimin e transportit, pikërisht të: 
– Transportit vendor (ne kuader te Kosoves)
– Transportit ndërkombëtar(në vendet e rajonit, Evropës dhe Botës) 
 
Sherbimet e organizimit të transportit që ofrojmë janë: 
 
– Transporti nga të gjitha destinacionet në botë dhe anasjelltas. 
– Njoftimi i klijentelës për arritjen dhe gjendjen e mallit të dërguar gjatë transportimit, 
– Përgatitja e dokumentacionit dhe kryerja e veprimeve spedituese lidhur me ekport/importin. 
– Magazinimi i mallit, 
– Sigurimi i mallit, 
– Transporti me konteinerë, 
– Transporti i mallit me të gjitha llojet e transportimit (rrugor, hekurudhor, ajror dhe ujor) 

Transporti me kamionë

Duke bashkëpunuar me një numër të madh kompanishë transporti të cilat kryejnë transport mallrash me kamionë, kemi mundësi t’ju ofrojmë organizimin e transportit me kamionë, dhe pikërisht: 

 TRANSPORTIT PËRMBLEDHËS TË MALLIT 
 
Për porosi të vogla, për të cilat nuk nevojitet i gjithë vendi ngarkues i kamionit, organizojmë transport përmbledhës. Kështu mund të importoni ose eksportoni saktësisht aq sa ju nevojitet, pa magazinim të panevojshëm dhe krijim të rezervave, me shpenzime shumë më të vogla për logjistikë, dhe këto në kohën kur ju përshtatet. 
Në bashkpunim me një numër të madh transportuesish nga Mali i Zi dhe rajoni për ju mund të organizojmë transport përmbledhës të mallit me çmimet më të favorshme, drejt të gjitha destinacioneve në rajon dhe Evropë. 
 
NGARKESAT E PLOTA TË KAMIONIT 

 
Klijentave tonë mund ti organizojmë gjithashtu transportin e ngarkesës së plotë të kamionit gjatë importit dhe eksportit nga të gjitha vendet e Evropës. 

Transporti me konteinerë

Pjesën më te madhe të transportit hekurudhor e realizojmë nëpërmjet Portit të Durresit. 
Gjithashtu, mund t’ju ofrojmë këtë sherbim edhe nëpërmjet porteve të tjera në rajon dhe Evropë. Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me kompanitë me flota lundruese, kështu që lidhur me transportin me konteinerë mund të përfshijmë të gjitha destinacionet në botë. 
Për shkak të lidhjes të shkëlqyeshme të Portit të Durresit me rajonin dhe të bashkpunimit me transportues të besueshëm kemi mundësi që në mënyrë efikase dhe të volitshme të organizojmë transportin e konteinerëve ne adresat e dëshiruara me kamionat tone.
 
Meqë bashkpunojmë me një numër të madh kompanishë me flota lundruese, mund t’ju ofrojmë sherbimin e transportit të ngarkimeve të plota të konteinerëve dhe sherbimin e transportit të ngarkimeve të kombinuara të mallit me çmimet më të volitshme.